Meritoni zbulon arsyen se pse nuk mund të takojë djalin çdo ditë!

Meritoni gjatë një bisede me Sarën dhe Bardhin i ka këshilluar këta të fundit që mos të mbajnë mëri me njëri-tjetrin, po të dhurojnë më shumë dashuri.

Ndër të tjera ai ka treguar se si pasojë e një gabimi të tij në lidhje me ish-partneren, sot nuk mundet të qëndrojë më shumë me djalin e tij.

“Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, ka treguar Meritoni

SHKARKO APP