Merr fund “konflikti” mes Selena Gomez dhe Bella Hadid

“Konfliktet” mes artisteve Selena Gomez dhe Bella Hadid kanë qenë këto kohë në qendër të vëmendjes mediatike.

Pak ditë më parë Gomez ka komentuar në një nga fotot e modeles së njohur, të cilët ajo më pas e ka fshirë tërësisht.

Ky veprim i Selenës dhe fakti që vendosi t’a ndjekë modelen në rrjete sociale, tregoi nga ana e këngëtares që nuk ka më arsye për konflikt mes tyre.

Mirëpo gjesti i Hadid i ka bërë fansat e këngëtares të mendojnë se realisht  Bella është ende në luftë me Selenën.

Kaq mjaftoi që Selena të mos e ndiqte më Bellën në Instagram dhe gjithashtu të komentojë se nuk e priste që modelja të fshihte foton me komentin e saj.

Por sipas mediave të huaja e gjitha ka qenë në keqkuptim. Ka qenë vetë Gomez, e cila ka shkruar për ndjekësit diçka të tillë:

“Nuk duhej të flisja pa e ditur të vërtetën. Më vjen keq. Ju lutem mos lëndoni. Ajo është një person i mrekullueshëm dhe e gjitha ishte një keqkuptim”, -është shprehur ajo.

Më pas ‘TMZ’ ka bërë të ditur se ka qenë vetë modelja e njohur Bella Hadid ajo ka folur me këngëtaren lidhur me fshirjen e fotos. Sipas mediave modelja mësohet t’i ketë thënë këngëtares se e ka fshirë postimin sepse nuk i pëlqente fotoja dhe jo për shkak të komentit të Selena-s.

Ajo ka theksuar se nuk ka më asnjë lloj inati kundër saj për The Weeknd, duke qenë se të dyja ka qenë të lidhura me këngëtarin. Mes duket mes dy artisteve të njohura tashmë gjithçka është sqaruar.

SHKARKO APP