Merr fund pritja e gjatë, Rita Ora sjell albumin e dytë

Rita Ora do të publikojë albumin e saj të dytë këtë vit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej 6 vitesh.

27-vjeçarja nxorri albumin e saj të parë ‘Ora’ në vitin 2012. Por mosmarrëveshjet e Rita Orës me kompaninë Roc Nation, bënë që ajo të mos qëndronte shumë prezente në tregun muzikor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Patjetër që do të dalë këtë vit,”-tha Rita për The Sun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albumi do të nxirret në vjeshtë.

“Nëntori është muaji kur do ta publikoj pasi është muaji i ditëlindjes sime,”-është shprehur këngëtarja.

Këngët e saj të fundit Your Song, Anywhere, Lonely Together, For You dhe Girls kanë arritur sukses të madh në tregun muzikor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?