Merr fund pritja. Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të dytë
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ka treguar se ajo tashmë është nënë e dy vajzave.
“Kush e udhëheqë botën?!! VAJZAT. Mirëserdhe vogëlushe. Mia Soraya Nazarian. 05/22/2018. Mami & Babi & Ella Faria të duan”, ka shkruar ajo.
Çunmulaj gjatë gjithë shtatzënisë ka publikuar momente nga përditshmëria e saj në rrjete sociale duke ndarë kështu me fansat e saj të gjitha ndjenjat dhe përjetimet gjatë pritjes së ëmbël.
Madje, ajo jo rrallë herë publikoi edhe momente me vajzën e saj, Ella Faria, duke treguar kështu se të dyja e kanë shijuar shumë këtë moment në jetën e tyre.
Në videot dhe fotografitë e modeles që ka ngjitur pasarelat më me emër në botën e modës mund të kuptohet lehtësisht se ajo është shumë e thjeshtë dhe krejt pa komplekse. Kjo pasi nuk munguan edhe momentet kur Çunmulaj tregoi se si ajo duket pa grim dhe me fytyrën me akne.
Madje ajo në postimet e shpeshta që bëri me 189 mijë ndjekësit e saj qau edhe hallet e një shtatzëne – apetit i shtuar, shtim në peshë, rroba që nuk i bien më, lodhje, probleme me hormonet e të tjera.
Çunmulaj bëri të ditur edhe se ajo ka shumë dëshirë të konsumojë ushqime tradicionale të kuzhinës shqiptare, veçanërisht pite.
E pavarësisht se modelja tregoi se ia plotëson vetes të gjitha dëshirat për ushqim, gjatë shtatzënisë, ajo dukej mrekullueshëm.
Madje ajo realizoi fotografi me barkun e fryrë duke thënë se me mburrje e shfaq duke inkurajuar të gjitha gratë të bëjnë të njëjtën gjë sepse po përjetojnë ndjenjën më të mirë në jetë.
Modelja e njohur shqiptare vërtetë mund t’i ketë ngjitur majat e suksesit në botë por nuk i harron traditat e vendit prej nga vjen.
KOHA JONË SONDAZH

