Meryl Streep ju bën thirje Melania dhe Ivanka Trump të mos heshtin ndaj ngacmimeve seksuale
Meryl Streep u bëri thirrje Melani dhe Ivanka Trump që të mos heshtin për valën e dyshimeve të sulmeve seksuale kundër njerëzve në industri të ndryshme, ndërkohë hodhi poshtë çdo kritikë kundër vetes, ë një intervistë të ‘New York Times’ të mërkurën.
“Dua të dëgjoj heshtjen e Melania Trump. Dua të dëgjoj prej saj. Ajo ka shumë vlera për të treguar, “tha Streep. “Po kështu edhe Ivanka. Unë dua që ajo të flasë . “
Komentet e saj erdhën pasi ajo u pyet pse heshti ndaj akuzave të bëra kundër manjatit të dyshuar të medias Harvey Weinstein. Streep tha se kur mësoi për Weinstein, ndikoi thellë në jetën e saj, më mori kohë reflektimi mbi akuzat.
Streep tha se ajo nuk kishte heshtur qëllimisht pas akuzave të bëra kundër Weinstein.
“Nuk e dija. Unë nuk e miratoj heshtjen për përdhunim. Nuk më pëlqen që gratë e reja të sulmohen. Nuk e dija që kjo po ndodhte” – tha ylli në një deklaratë.