Mesazhi i Alketës: Toka dhe detet na japin mbrapsht, atë që ju japim ne

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Alketa Vejsiu ka dhënë një mesazh mjaft të bukur sensibilizues në skenën e “Në kurthin e Piter Pan”. Ajo emocionoi me fjalët e dedikuara asaj që njerëzit shpesh e harrojnë, Tokës dhe pasurive të pafundme të saj.

Mesazhi i plotë

Dua ta përdor këtë skenë për të dhënë disa mesazhe sensibilizuese për të gjithë. Kam zgjedhur sot temën e Tokës. Shpesh harrojmë, por jetojmë në një vend që perëndia ja ka qëndisur natyrën. Kemi nje det të mrekullueshëm, kemi liqene, kemi lumenj, pyje.

Por, pikërisht në ujin e tyre të mrekullueshëm, në tokën e begatë jeton një botë e tërë gjallesash dhe bimësh. Fatkeqësisht duke shijuar e notuar natyrën tonë në tokë apo det kemi hasur: Shishe plastike, shishe qelqi; birrë e verë, qese plastike dhe gjithëfarë sendesh e objektesh që vrasin habitatin e gjallesave. Kemi pyje që digjen edhe në Shqipëri, kemi lumenj që po thahen. Shumë burime natyrore shfrytëzohen keq nga njeriu.

Mos harroni Toka dhe detet na japin mbrapsht, atë që ju japim ne.

• Studimet tregojnë se nëse vijohet kështu;
• Deri në vitin 2050-e, do të kemi më shumë plastikë sesa peshq në oqean!
• 1 në 3 peshq të dalë nga deti ka plastikë në trup, peshq që ne i konsumojmë.
• Plastika do 500-1000 vjet të dekompozohet
• Dekada e fundit ka qenë më e nxehta e njerëzimit; Akujt po shkrijnë dhe ngrohja globale për shkak të industrializmit po kërcënon njerëzimin.

Ju kërkoj veç 1 minutë të reflektoni dhe t’i rikujtoni këto pyetje vetes:

A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhë me detet?
Keni menduar për vlerën e natyrës? Është barku i planetit që lind lumturinë.
Po për kafshët keni menduar? Mbretëritë që janë bërë pluhur.
Po për gjuetinë e elefantëve dhe arinjve polarë, po për balenat që qajnë, nga gjuetia e humanëve?
Detet do të hakmerren!Po për pyjet që po digjen? Dhe për tokat e shenjta?
Toka do të hakmerret! Mendo veç njëherë sikur je ti bima, pema frutore, korali, alga, peshku, elefanti. Mendo të ruash planetin në mënyrën tënde. Ne kemi vërtetë mundësinë që të ndërtojmë një të ardhme ku natyra lulëzon për shkak të dashurisë dhe kujdesit të njeriut.

SHKARKO APP