Mesazhi i fituesit të Eurovizionit i bie në kokë “këngëtarëve shqiptarë” (VIDEO)
Të shtunën Festivali Europian i Këngës (Eurovision Song Contest), kurorëzoi fituesin e 2017. Trofeu shkoi në Portugali, pas 53 vitesh pjesëmarrje në festival. Fituesi Salvador Sobral, 27 vjeç pa asnjë performancë, thjesht me zërin e tij pushtoi skenën, me duartrokitkje ku mori dhe votat e duhura nga Europa për tu shpallur kampion.
Por mesazhi i Sobral mbetet një thirrje për veshët tanë dhe për muzikën që dëgjojmë. Tregu muzikor duket se po mbushet me këngë komerciale, të cilat mund të përshkruhen me fishekzjarrë, kanë vetëm shpërthimin e momentit pastaj shuhen.
Dhe këtë e përshkroi me fjalët e duhura në mënyrë kaq të mrekullueshme fituesi i Eurovizionit 2017. Mesazhi i tij, duket se prek edhe tregun muzikor në vendin tonë, ku çdo ditë e më shumë po i afrohet dhe servir për publikun “krijimeve muzikore” komerciale ose siç Sobral e përshkroi si “Fast-Food”.
Fjali të goditura nga fituesi që bëri thirrje që të shpëtojmë muzikën dhe të ushqejmv publikun me muzikë që del nga shpirti dhe jo muzikë “Fat-Food”. Për fituesin e Eurovisionit, muzika nuk është fishekzjarre por ndjejnë, e kjo duhet ushqyer.
“Dua të them që jetojmë në botën e muzikës së lirë, muzikës “fast-food” pa asnjë përmbajtje. Dhe unë mendoj se kjo mund të jetë një fitore për muzikën, për njerëzit që bëjnë muzikën, që në të vërtetë nënkupton diçka. Muzika nuk është fishekzjarrë, muzika është ndjenjë. Kështu që le të provojmë të ndryshojmë këtë. Dhe të kthejmë muzikën pas, që është ajo e cila ka më shumë rëndësi”,- tha Salvador, pasi u shpall fitues.
R.Sh
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Qotooj7ODCM” width=”560″ height=”315″]