Mesazhi përlotës i Bjordit për humbjen e Adelës: “Zemër më fal për çdo gjë”
Bjordi Mezini ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish të dashurës së tij me të cilën u njoh në reality show-n Big Brother, gazetares Adelajda Xhamani.
Përmes një dedikimi prekës në Instagram, Bjordi shpreh pikëllimin e madh për largimin e Adelës nga kjo jetë.
Bjordi dhe Adela u dashuruan në spektaklin e Big Brother Albania vite më parë, dhe ishin një ngaçiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Mesazhi i plotë:
Ti e di se sa të vështirë e kam këtë pjesë, sepse jam natyrë cinike, dhe jam e tillë pikërisht për të mos u përballur me momente si ky. Ti e di që nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për cfarë ndjej, por në fund të fundit kur filluam aventurën tonë sëbashku e kemi bërë perballë të gjithëve ndaj dhe për këtë arsye përball të gjithëve me duhet të them se cfar ndjej.
Dhe pse kundër natyrës time po i shkruaj këto fjalë për ty, për respekt të tëgjithë atyre që të kanë dashur, të gjith atyre që nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell në zemër sa asnjeri më parë nuk e ka bërë. Në këto momente nuk di cfarë të mendoj e nga tja nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot.
Adel më vjen shumë inat. Më vjen inat sepse je personi më i fort që kam njohur.
Nuk e kam kuptuar kurre se ku e gjeje forcen te perballoje cfar ke perballuar gjate gjithe jetes tende.Me vjen inat sepse ke luftuar, gjithmone, dhe kjo jo ne menyre figurative, ti ke luftuar vertet per cdo gje qe arrite ne jete dhe sikur mos te mjaftonte, arrite te frymezoje nje gjenerate te tere me forcen tende.
Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjonuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.
Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.
Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.
Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire.
Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje.