Mesazhi prekës i Rita Orës për vdekjen e Aviciit: Më duket dje hera e fundit kur biseduam (Foto)

Dj i famshëm në mbarë botën, Avicii ka ndërruar dje jetë në rrethana ende të panjohura. Ai u gjet pa shenja jete në një lokal kurse opinioni mbarë botëror është shokuar me lajmin e vdekjes.

Rita Ora, këngëtarja e njohur shqiptare ka qenë një bashkëpunëtore e afërt e tij sidomos pas bashkëpunimit të fundit “Lonely together”.

Image result for rita ora avicii

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në llogarinë e Ritës në Twitter kishte treguar se si po ndihet teksa u shprehte ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe fansave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kam fjalë. E kujtoj sa bukur ishte koha kur punuam për “Lonely together” dhe më duket si të ishte dje qe biseduam. Ngushëllime familjes, shokëve dhe fansave që e  kamë mbështetur atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Jam e shkatërruar. Zemërthyer.” Ka shkruar Rita në postimin  e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?