Michael Jackson: “Po përpiqen të më vrasin…’, një letër zbulon frikën e yllit të pop-it

‘Po përpiqen të më vrasin…’, ‘Kam frikë për jetën time’, kështu Michael Jackson i shkruante një mikut të tij, disa javë para se të vdiste nga një mbidozë ilaçes.

Tani miku i tij Michael Jacobshagen, ka vendosur të publikojë 13 letrat që popstari i kishte dërguar, në të cilën shkruante për shqetësimin e tij, duke mbështetur kështu teorinë që këngëtari është vrarë.

Vdekja e Jacksoni mbetet akoma një mister. Nëse deri tani teoria e vrasjes mbështetej vetëm nga vajza e tij Paris Jackson, këto 13 letra provojnë skenarin e ri, të një vdekjeje të qëllimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një interviste në një emision televiziv australian Jacobshagen ka treguar që është thirrur nga Gjermania, ku ndodhej në atë moment, nga miku i tij Michael, i cili i përlotur i kërkonte të kthehej për të qëndruar me të në Los Angeles, transmeton tgcom.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë pikërisht ky moment që këngëtari i ka dorëzuar letrat mikut të tij, duke i thënë që ishte i shqetësuar dhe i frikësuar për jetën e tij.
‘Më bëjnë shumë presion… jam i shqetësuar për jetën time’, kishte shkruar Jackson, duke mos specifikuar arsyen e vërtetë.
‘Gjatë ditëve që kalova me të, Michael ishte shumë melankolik’, ka thënë Jacobshagen. Tani nevojitet të kuptojmë se çfarë e shqetësonte popstarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?