Michelle Obama, një 53-vjeçare me bikini, që sfidon edhe të bijat (Foto)

Michelle Obama njihet si një grua e fortenjë avokate e suksesshme, e cila ka mbështetur bashkëshortin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në pjesëmarrjet e saj në jetën sociale amerikane.

Përveç përkushtimeve social, “First Lady” ka qenë gjithnjë nën vëmendjen e projektorëve për momentet e saj “fashion”. Në vitet e presidencës së bashkëshortit, duket se ajo nuk ka gabuar një “look” për asnjë rast, edhe kur është fotografuar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, në shoqëri të fëmijëve, duke u përpjekur të mbillte fruta dhe perime.

Elegante dhe e re. Michelle Obama ka qenë gjithmonë ikonë e stilit me veshjet e saj, nga më ‘casual’ në ato për evente gala, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Ish-zonja e parë njihet dhe për fushatat e ndryshme kundër obezitetit gjatë përiudhës së saj në Shtëpinë e Bardhë pro edhe më vonë. Edhe vetë Mischelle njihet për linjat e saj elegante.

Së fundmi Michelle dhe vajza e saj 19-vjeçare Malian, e kanë kaluar fundjavën në plazh në Maimi, ku janë fotografuar mes një grupi miqsh. Michelle, duket në formë mjaft të mirë fizike me bikini të bardha, pantallona të shkurtra si edhe një këmishë të bardhë përsipër që i evidenton trupin e tonifikuar.

SHKARKO APP