Mike dhe rivale/ Moderatorja seksi e sportit ia thotë hapur koleges: Isha e para, erdhe pas meje
Rivaliteti në programin “Procesi Sportiv” që modelohet nga Edi Manushi tashmë është fokusuar mes një biondjeje dhe një brune, pas largimit të Marina Vjollcës. Ish-velina e “Xing me Ermalin” Rashel Kolaneci dhe miss-i Blerta Leka duket se janë në “luftë” të heshtur kush e kush të dominojë për të qenë një ditë partnerja në krah të Manushit.
Për të hedhur dritë mbi këtë rivalitet mes vajzash të bukura, Blerta ka rrëfyer detaje në emisionin “Thumb”, të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. “Unë ndihem shumë mirë aty dhe jo, nuk kemi konkurrencë!”, tregon Blerta. “Unë isha para asaj aty dhe ajo erdhi pas meje, por jo që të kemi konkurrencë!”
Gjithsesi, kjo është thjesht një deklaratë televizive. Deri tani vajzat i shohim përballë njëra-tjetrës të ulur pranë futbollistëve dhe ekspertëve të sportit, duke bërë komente për ndeshjet e futbollit, dhe herë-herë duke ngacmuar të ftuarit me pyetjet e tyre shpesh të natyrës private.