Miley Cyrus: Dëmi që me shkaktoi roli i Hannah Montana

Miley Cyrus është e njohur për publikun që nga viti 2003, kur ajo mori famën më të madhe në Disney Channel në rolin e Hannah Montanas, si një yll i popit, shkruan Elle, përcjellë KultPlus.

Që nga atëherë, 24-vjeçarja është shndërruar në një yll të filmit, dhe më vonë emri i saj është i njohur edhe si këngëtare dhe kompozitore.

Por tani ajo ka ardhur në përfundim se roli i Hannah Montanës ka lënë shenjë të pashlyeshme në mendjen e saj. Ajo ka shpjeguar se linjat e paqarta mes përfaqësimit të vetës dhe të Montanës kanë shkaktuar një ndikim konfuz në trurin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj se njerëzit e pëlqenin Hannah Montanën sepse ka qenë një personazh shumë real dhe kjo për shkak se unë fshihesha pas saj. Por pas kësaj ka qenë shumë e vështirë për mua të balancoja gjithçka. Kur fillova turneun si të dyja – jam përfaqësuar si Hannah Montana dhe si unë – dhe mendoj se kjo ka lënë shenja jo të mira tek unë. Kjo ka shkaktuar disa dëme në psikikën time” ka thënë Cyrus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?