Miley Cyrus vjen krejtësisht ndryshe

Edhe pse gjithmonë jemi mësuar ta shohim Miley Cyrus shumë të ekspozuar dhe me veshje, të cilat nuk ishin komentuar edhe aq mirë, ajo në albumin më të ri të saj është paraqitur krejtësisht ndryshe. 24-vjeçarja duket krejtësisht më natyrale, më e bukur dhe shumë e pëlqyer me stilin e ri, në të cilin është paraqitur në albumin e fundit. Që pas serialit Hannah Montana, në të cilin ishte jashtëzakonisht e njohur, këngëtarja e cila është tejet e pëlqyer për zërin e saj unik, kishte filluar të sjellë hite të shumta por paraqitja e saj shumë e guximshme nuk ishte vlerësuar shumë mirë. Këndimi i versionit të përpunuar të super hitit “Jolene”, nga Dolly Parton ishte vlerësuar si performanca më e mirë dhe më origjinale e saj, ndërkohë që fansat janë paraqitur tejet të entuziazmuar për të pritur një Miley të re.

SHKARKO APP