Milionerja Kylie Jenner kërkon lekë nga fansat
Rrjetet sociale janë mbushur me komente ironike pasi Kylie Jenner e cila ka një pasuri prej $900 milionë, ka bërë donacion prej vetëm $5,000 pasi grimieri i saj pasoi një aksident dhe ka nevojë për një operacion emergjent.
23-vjeçarja po i kërkon fansave të saj në Twitter e Instagram të bëjnë donacione për mikun e saj, grimierin artistik Samuel Rauda. Samuel pësoi një aksident në fillim të këtij muaji duke përplasur kokën në trotuar, që i shkaktoi gjakderdhje të brendshme dhe lëndime në tru.
Edhe një nga miqtë e tij konfirmoi aksidentin e tmerrshëm, duke thënë se Samuel “kishte rënë nga një mjet në lëvizje duke përplasur kokën në trotuar”. Ai kreu operacione për plagët dhe tani familja e tij ka hapur një faqe donacionesh për të mbledhur $120,000 për kostot mjekësore. Deri tani fondi ka arritur në $97,000.
Revista Forbes e ka shpallur Kylie “miliardere të krijuar vetë” në 2019, por tashmë pasuria e saj ka rënë në $900mln.