Ministri shijon puthje pasionante nën çadër

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini po shijon pushimet me të dashurën e tij Elisa dhe nuk mungojnë puthjet në publik.

Ai ka shkuar në Romagna dhe ka harruar impenjimet politike për tu qetësuar nën rrezet e diellit. Pamjet janë publikuar nga e përjavshmja Chi, e cila del nesër në treg.

Matteo është fotografuar me prezantuesen duke ngrënë në darkë romantike dhe duke u argëtuar në plazh, pa lënë pas xhirot me motoskaf.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë nisur zyrtarisht bashkëjetesën në një shtëpi në qendër të Romës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salvini ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Në 2003 ai u martua me Fabrizia Ieluzzi dhe me të ka djalin Federico.

Më pas, Salvini ka bashkëjetuar për disa kohë me Giulia Martinelli, lidhje nga e cila lindi vajza Mirta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?