Ministrja shqiptare fton qeverinë në dasmë, merr asistenten nuse për vëllain
Pak ditë më parë, në familjen e ministres sëKosovës, Albena Reshitaj kishte festë të madhe, pasi martonte vëllain. Mes të ftuarve ishin edhe kryeministri Haradinaj por edhe deputetët e qeverisë.

Të ftuarit në dasëm kanë publikuar disa momente nga festa, ndërsa mediat kosovare zbulojnë edhe detaje të tjera.

Sipas tyre, nusja e vëllait të ministres Rashitaj është Andrra Pllana, e cila mban pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nuk dihet nëse vëllai i ministres dhe asistentja e saj janë njohur para se Albena të bëhej ministre apo ka qënë ajo që i ka prezantuar.
KOHA JONË SONDAZH

