Miqtë e Taylor Swift: Ajo është bërë nevrike dhe paranojake për të dhënë intervista

Rikthimi i Taylor Swift në industrinë muzikore pas një furi lajmesh e ngjarjesh kundra saj sigurisht që nuk ka qenë e lehtë. Albumi i saj “Reputation” i cili del në shitje ditën e nesërme është pasqyrimi ideal i reputacionit të saj që këto 2 vite ka pasur shumë ulje dhe ngritje.

Duke qenë qendra e vëmendjes për një kohë kaq të gjatë sugurisht që e ka shndërruar këngëtaren dikur të ëmbël dhe të brishtë në një vajzë të fortë që nuk i bën syri dritë për asgjë.

Miqtë e saj të ngushtë por edhe menaxheri i saj janë shprehur për “Daily Mail” se së fundmi Taylor është bërë paranojake dhe shumë nevrike. Ajo po përpiqet të mbajë nën kontroll çdo gjë që lidhet me përgatitjet e lançimit të albumit të saj. Sa i përket intervistave apo gazetarëve ajo u sillet ashpër duke i shmangur plotësisht. Edhe nëse vendos të japë ndonjë intervistë, të gjitha pyetjet kontrollen nga vetë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?