Mira Kazhani gjen përgjigjen e pyetjes bezdisëse: Kur do martoheni?
Gazetarja Mira Kazhani, është pyetur se kur do martohet. Kjo ka ndodhur pas Kazhani kishte postuar një pjesë nga libri “Pavdekësia” e Milan Kunderës në Instagram, kur një i panjohur merr shkas nga komenti i saj dhe i shkruan: “Ti shumë shokë ke, se kur do martohesh një zot e di!”
“E ke urgjente?!”ia ktheu ajo. Aq e thjeshtë sa për të lënë pa fjalë komentuesin, i cili kuptoi se tema e martesës së Mirës nuk është diçka që vërtet duhet ta shqetësojë atë dhe më e rëndësishmja, kuptoi se nuk ka përse ta pyesë për martesën gazetaren që e njeh nëpërmjet punës së saj në media.