Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
Një deklaratë e Juelës se “Selin ka ndjenja për Mirin”, ka bërë që ky i fundit ta pranojë për herë të parë që sipas tij, banorja mund të ketë ndjenja për të. Miri tregoi edhe se gjithmonë e ka dyshuar këtë, por Selinën sipas tij nuk e ka akuzuar askush deri më tani se ka ndjenja për të. Ai shtoi se përqafimet nuk i ka shkëmbyer me zor.
”Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër. Meqë e dëgjova tani, unë jam akuzuar gjithë kohës që paskam ndjenja, që jam njeriu manjak, që kam kryer situata perverse, që jam dashuruar etj.
Atë që dëgjova tani duhet ta mendoj mirë. Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë, por aty nuk e akuzon njeri, por vetëm mua. Mos është edhe e kundërta? Po e mendoj njëherë, se nuk i dihet. Ajo nuk u kthehet banorëve. Më thotë ‘hajde te dushi’ dhe akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam shkëmbyer me zor dhe me dhunë. Më ka parë, e kam parë. Nuk më ka pyetur asnjëherë për bashkëshorten”, tha Miri.
KOHA JONË SONDAZH

