Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, veçanërisht Mirit dhe Rogertit.

Teksa Selin, e cila mbante syze dielli brenda shtëpisë, dhe Gimbo shijonin një kërcim të afërt, Miri është parë i ulur në divan, me fytyrë të ngrysur, duke i vëzhguar dyshen me shumë vëmendje.

Reagimi i Mirit nuk ka shpëtuar vëmendjes së Rogertit, i cili ka nisur ta ngacmojë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse i ka vënë syzet? Se i ka sytë këtej. I ka vënë mos me u pa që shef këtej. Nga Miri,” – tha Rogerti, duke lënë të kuptohet se Selin po e kontrollon edhe në momentet kur është me Gimbon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Juela tentoi ta justifikonte duke thënë se Selin i ka mbajtur syzet edhe më parë për stil, Rogerti këmbënguli:

“Po lëre mi motër, po i ka vënë mos me pa këtej.”

Miri pohon me kokë fjalët e Rogertit, duke sugjeruar se edhe ai beson se vëmendja e Selinit mbetet tek ai, pavarësisht afërsisë me Gimbon.

Ky moment ka shkaktuar diskutime dhe ka shtuar tensionin dhe kuriozitetin mes banorëve brenda shtëpisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?