Miriam Cani dhe Alban Skënderaj sjellin ‘’dhuratën’’ e Krishtlindjeve për fansat
Bashkëpunimi mes Alban Skënderajt dhe Miriam Canit u pëlqye menjëherë nga publiku. “Dhurata” erdhi si dedikim për vogëlushen e tyre, Ameli. Çifti ka menduar edhe një surprizë tjetër për fansat e tyre. Nëpërmjet një statusi në Instagram ata kanë lajmëruar se për Krishtlindje do të sjellin versionin anglisht të së njëjtës këngë.
“Me date 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i kenges “Dhurata”. Kjo ndjenje nuk njeh gjuhe e as kufije ndaj ne keto dite festash duam ta ndajme kete kenge me cdo prind e femije kudo ne bote,”-përfundon Cani në rrjete sociale.