Miriam Cani mbush 33 vjeç, Alban Skënderaj: Pa ty unë nuk do isha ky që jam

 

Ata janë padiskutim një nga çiftet më të dashura shqiptare. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani nuk shkëlqejnë vetëm në skenën muzikore, por edhe në jetën private. Këtë e dëshmojnë edhe dedikimet e herëpashershme që dy artistët i bëjnë njëri-tjetrit nëpër rrjetet sociale e jo vetëm, shkruan Vox Albaniae.com.

Më i fundit ka qenë ai i pak minutave më parë që, Alban Skënderaj i ka dedikuar Miriamit me rastin e 33-vjetorit të lindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush na njeh e di që jam unë ai me fat, që ti je një bekim në jetën time dhe në familjen tonë, që pa ty unë nuk do isha ky që jam. Ti, që dhuron dashuri e përkushtohesh pa asnjë kusht, që duron çdo kaprico të karakterit tim jo të lehtë, që zbeh çdo pasiguri timen. Ti për mua nuk je as 1 në 7.6 miliardë. Ti për mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemrës sime, spiranca në qiellin tim!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush na njeh e di që jam unë ai me fat! Gezuar shpirt”, i shkruan Alban Skënderaj partneres së jetës shoqëruar me këtë fotografi që shihni.

Çifti shumë i dashur për publikun janë prindër të një vajze, të quajtur Amelia.

/Burimi: Vox Albaniae.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?