Miriami paralajmëron një tjetër duet me Albanin
Miriam Cani, e cila është rikthyer fuqishëm në industrinë e muzikës sapo ka ndarë me të gjithë fansat e Instagramit një foto shumë të ëmbël. Dashuria që kjo foto përcjell është e qartë, por krahas kësaj i gjithë publiku është surprizuar nga lajmi që ajo ka dhënë. Çifti i famshëm është në përfundimin e një tjetër projekti muzikor, i cili do të publikohet ditën e Krishtlindjes. “Më në fund jam këtu, me zemrën në duar”, thotë këngëtarja në përshkrimin e fotos, të cilën e shoqëron edhe me datën e publikimit të kësaj prurjeje. Bashkëpunimi i tyre i fundit “Dhurata” po korr një sukses të jashtëzakonshëm ku në vetëm 3 javë ka grumbulluar mbi 2 milion klikime në kanalin e Youtube. Momentalisht kjo këngë mban vendin e 14-të në klasifikimin e “The Top List”, ndërsa “Meteor” është në vendin e dytë. Albani dhe Miriami po i japin publikut dhe fansave dhuratat më të bukura në këto festa që kanë prekur zemrat e shumë shqiptarëve. Ata e presin me padurim publikimin e këtij projekti të ri. Kujtojmë se Miriam-in do ta shohim shumë shpejt edhe si anëtare e jurisë në “The Voice Kids”.