Misioni nga Vëllai i Madh, Bledi: Asnjë nuk ka dyshim për aktrimin tim
Bledi foli më shumë në dhomën e rrëfimit për misionin e dhënë nga Vëllai i Madh, kusht ky që ish të burgosurit të dilnin nga izolimi.
”Sinqerishit u befasuam nga njëri tjetri, mënyra si aktruam, kjo për vetë kërkesat që ka kjo shtëpi, për të zhdukur banorët.
Unë nuk kam parë pjesë kur kanë debatuar për mua, por kam dëgjuar kur i janë sulur Nitës. Asnjë nuk ka dyshim për aktrimin tim, Luizi ishte shumë i dashur me mua, u çudita nëse ishte aktrim i Luizit”,-tha gazetari.