“Miss Bum Bum”, njihuni me të pasmet më të bukura

Kjo ishte një nga garat më të përfoluara të vitit për shkak të veçantisë së saj. Në konkurs femrat garonin për të parë se kush i ka të pasmet më të mira dhe fituesja e “Miss Bum Bum”, që u organizua në San Paolo, Brazil këtë vit është Rosie Oliveira. 28-vjeçarja ka marrë titullin e deshiruar, pasi u përball me 13 konkurrente. Rosie shpërtheu në lot, pasi u shpall fituese e konkursit për të pasmet më të bukura. Ajo u shpreh se për të bërë ëndrrën e saj realitet është ndarë nga bashkëshorti. Burri i kishtë kërkuar që të bënte zgjedhje midis tij dhe konkursit. “Ishte vendimi më i lehtë që kam marrë ndonjëherë. Kam ëndërruar për këtë moment që kur isha fëmijë dhe nuk mund ta lija bashkëshortin që të më ndërpriste rrugën. Ende nuk mund ta besoj që jam fituese”.

 

SHKARKO APP