“Mjaft folët për jetën time personale, po më shkatërroni lidhjen”, aktorja shpërthen ndaj portaleve
Pak javë më parë, prestigjiozja turke “Hurriyet” do të habiste të gjithë lexuesit dhe ndjekësit e saj pas publikimit të lajmit të historisë së dashurisë mes aktorëve të suksesshëm Engin Akyürek dhe Cansu Dere. Nuk do të kalonte shumë kohë, dhe do të ishte sërish prestigjiozja ‘’Hurriyet’’ që do të shkonte më tej duke aluduar se çifti tanimë po bashkëjetonte në një apartament luksoz në qendër të Stambollit. Mirëpo historia e dashurisë, e cila ngjalli shumë entuziazëm tek publiku, nuk ishte gjë tjetër veçse një telenovelë e komplikuar.
Cansu ka vendosur të flaës publikisht për këtë gjë dhe të tregojë një herë e mirë se kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën. E lodhur dhe e indinjuar nga deklratat e pabaza, ajo ka pohuar se është në një histori dashurie , por me komedianin 44-vjeçar Cem Y?lmaz. Lajmi nuk është pëlqyer edhe aq shumë nga publiku pasi aktori nuk shquhet për pamjen e tij të jashtme.