Modelja Bella Hadid argëtohet me rrëzimin e saj epik

Modelja Bella Hadid ka shënuar një vit të suksesshëm në karrierën e saj, duke u renditur e 9-ta në 10-shen e modeleve më të paguara të vitit, listë kjo që u publikua nga revista “Forbes”. 21-vjeçarja ka vendosur të shkëputet nga puna e saj së fundmi, për javën e modës së meshkujve në Milano. Modelja ka vendosur të praktikojë sportin e ski-ve dhe pamjet e shkëputura nga praktika e saj janë vërtetë qesharake. Bella, siç transmeton atsh raportimet e medieve, ka qeshur me përpjekjet e saj të dështuara ndërkohë që momentet e rrëzimit nuk duhen humbur pa u parë. Pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar duke parë shoqërinë e saj, teksa po bënin ski si profesionistë kurse Bella i ka argëtuar me rrëzimet e saj epike.

SHKARKO APP