Modelja e njohur deklaron: Jam krenare që jam muslimane
Modelja e njohur, Bella Hadid ka deklaruar se është krenare që i përket fesë muslimane.
“Ai ka qenë gjithmonë besimtar dhe gjithmonë është lutur. Jam krenare që jam muslimane. Babai im ka qenë refugjat kur ka ardhur për herë të parë në Amerikë, prandaj deklaratat e Trump na prekin shumë. Ne nuk duhet ti trajtojmë njerëzit sikur ato nuk e meritojnë mirësjelljen, vetëm prej besimeve të tyre fetare,” – tha 20-vjecarja për revistën Porter.
Ajo së bashku me motrën e saj Gigi dhe vëllain Anwar, të cilët janë gjysëm gjermane dhe gjysëm palestineze bëjnë shpesh deklarata në mbrojtje të emigrantëve.