Modelja e njohur martohet për herë të dytë me bashkëshortin e saj (FOTO LAJM)
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë martuar për herë të dytë pasi ishin martuar herën e parë në muajin shkurt të këtij viti.
Supermodelja gjermane, e cila është 46 vjeç, u martua të shtunën në Kapri të Italisë me kitaristin 29-vjeçar të Tokio Hotel.
Çifti shkëmbeu unazat në një jaht të zbukuruar me lule.
Në ceremoni ishin të pranishëm 4 fëmijët e Klum, të cilët modelja i ka me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Seal, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoni.