Modelja e njohur shpallet femra më e bukur në botë. Arsyeja: fytyra e saj është perfekte

Ekuacioni matematikor i krijuar nga Grekët e lashtë në lidhje me perfeksionin e së bukurës dhe i njohur me emrin Beauty Phi ka nxjerr modelen e njohur Bella Hadid si femra më e bukur në botë.

Duke llogaritur format e përsosura të fytyrës në të cilat përfshihen madhësinë dhe pozicionin e buzëve, hundës, mjekrës dhe nofullës tiparet e modeles së njohur i afrohen raportit ideal.

Bella i është afruar përsosmërisë me 94. 35 përqind, përqindje e cila e bëri që modelja të jetë në krye të listës.

Në vend të dytë është rradhitur këngëtarja e njohur Beyonce me 92.44 përqind.

Dhe në vend të tretë Amber Heard me 91.85 përqind e ndjekur nga Ariana Grande 91.81 përqind dhe Taylor Swift 91.64 përqind.

Më poshte mund të shihni dhe listen më 10 femrat më të bukura në botë të shpalluar nga kirugja plastike, doktoreshë Julian De Silva.

SHKARKO APP