Modelja me karrierë 20-vjeçare ka vetëm një palë pantallona?

Modelja e njohur, Gisele Bündchen mund të jetë ndër më të paguarat në të gjithë botën por ka një veshje të preferuar që ka marrë vëmendjen e mediave. Sot, bukuroshja zbriti në aeroportin e Brazilit me një veshje sportive dhe të rehatshme që dukej tepër e njohur. Ajo u shfaq me një palë xhinse të llojit ‘cigare’ dhe me atlete të bardha, të cilat duket se nuk pëlqen ti ndërrojë me asgjë tjetër. Ylli i Victoria’s Secret përdori të njëjtën veshje në gusht kur po udhëtonte përsëri për në São Paulo. Gjithashtu në rrugët e Nju Jorkut u fotografua me këtë veshje, e cila duket e preferuara e saj. Jemi mësuar të shohim modelet tjera në botën e modelingut që shfaqen cdo herë me veshje të ndryshme. Por Gisele që ka karrierë 20-vjecare nuk e ndjen të nevojshme që të ndërrojë kombinimet në cdo dalje publike.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?