Modelja rrezikoi jetën për Shqipërinë, Veliaj i bën dhuratë
Modelja Blerta Leka do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe në datën 26 nëntor në Washington. Në një intervistë të dhënë para pak ditësh, tregoi se kishte rrezikuar jetën ndërkohë që xhironte në liqenin e Bovillës.
Pamjet duhet të xhiroheshin atje për të promovuar Shqipërinë, por edhe për të dhënë mesazhin e kapërcimit të vështirësive. Ajo ishte ngjitur në 620 metra lartësi për të regjistruar pamjet, të cilat përpos mesazhit do të jenë edhe reklamë e mirë për Liqenin e Bovillës.
Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj e ftoi në zyrën e tij dhe i dha si dhuratë simbolin e Tiranës, Kullën e Sahatit.
Pas këtij vlerësimi e presin ethe të mëdha. Përpara është konkursi i bukurisë.