Modelja shqiptare merr propozimin për martesë
Modelja e njohur dhe ish-Miss Universe Albania, Xhesika Berberi, ka marrë propozimin për martesë, duke i dhënë fund beqarisë në fillim të këtij viti.
Ajo ka ndarë me ndjekësit atmosferën romantike dhe momentin e veçantë të propozimit përmes disa fotove në rrjetet sociale. Për herë të parë, Xhesika ka publikuar edhe portretin e partnerit të saj, duke thyer “rregullin” e zakonshëm të privatësisë së jetës sentimentale.
“E fillova vitin duke i thënë ‘po’ burrit të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj gjithë pjesën e mbetur të jetës time me ty,” ka shkruar ajo krahas fotove.
Modelja, e cila jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe ka qenë gjithmonë diskrete për lidhjet e saj, nuk i ka kursyer fjalët e dashurisë: “E dua dhe e adhuroj çdo moment me ty dashuria ime. Te amo.”
Momenti romantik i Xhesikës Berberi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë përgëzuar çiftin dhe kanë uruar fat në fillimin e një kapitulli të ri të jetës së tyre.
KOHA JONË SONDAZH

