Modelja shqiptare pranon lidhjen e dashurisë: Jam në qiellin e shtatë

Me gjithë kujdesin e vazhdueshëm për ta ruajtur jashtë vëmendjes jetën private, edhe për modelen e njohur shqiptare është mësuar diçka e re. Kristina Bakiu, bukuroshja që është bërë pjesë së fundit edhe e spektaklit të kërcimit “Dance with me” po jeton një dashuri dhe është shumë e lumtur.

Fituesja e kurorës së ‘Miss Universe Albania 2013’ dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Miss World 2015’ ka pranuar për “Thumb” se ka ndryshime në jetën private. Modelja pranoi se është dikush që ia ka vjedhur zemrën: “Po, ma ka vjedhur zemrën. Jam shumë e lumtur, ai më plotëson. Jam në qiellin e shtatë”, – thotë Kristina.

Po cili është personi që ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare? “Është shqiptar”, – tregon Kristina dhe me kaq mjafton. Për momentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?