Moderatori i famshëm italian infektohet me COVID-19, ja gjendja e tij shëndetësore

Moderatori tepër i dashur si për italianët, ashtu edhe publikun shqiptar, Gerry Scotti, ka rezultuar pozitiv mr Covid-19.

Ai e ka dhënë vetë këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram, duke dashur që kjo të dilte më parë nga goja e tij.

Scotti është izoluar në shtëpi, teksa po merr mbikëqyrje mjekësore ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

“Doja të isha ai që do të ta tregoja. Jam infektuar me Covid-19. Jam në shtëpi, nën mbikëqyrje mjekësore. Faleminderit të gjithëve për afeksionin dhe interesin”- ka shkruar ai.

Mendohet se moderatori është infektuar pas një kontakti me një të afërm, i cili gjithashtu kishte qenë i infektuar.

SHKARKO APP