Moderatori shqiptar, largohet papritur nga televizioni. Poston letrën e lamtumirës
Pas 17 vitesh kontribut në ekranet shqiptare, Labinot Gashi është larguar nga puna në televizionin RTV21. Prezantuesi i ‘1 kafe me Labin’ është përshëndetur me publikun që e ka ndjekur gjatë këtyre viteve nëpërmjet një letre emocionuese të publikuar në Instagram.
“Unë kam marrë një vendim, aspak të ngutshëm, që të shkëputem për një kohë të shkurtër nga puna në TV.”-shkroi Labi. “E di, do t’më mungojë dashuria, kritikat, përshëndetjet e secilit prej shikuesve. Po a s’na duhet secilit nga pak pushim reflektues, me pas mundësi për projekte të reja e afatgjata?”-vijoi, duke na shtyrë të mendojmë se vendimi i tij është i përkohshëm, për t’u rikthyer më pas ‘më i fuqishëm se kurrë’.
Ndërkohë mediat kosovare bëjnë me dije se Labi nuk është larguar vetëm nga puna, por edhe nga Kosova, duke u transferuar në Gjermani.
“Ne do të takohemi prapë, me rëndësi shëndeti e dashnia të na mbajë gjallë,”- mbylli Labi letrën, duke mërzitur jo pak ndjekës besnikë të emisioneve të tij gjatë këtyre viteve.
https://www.instagram.com/p/BPLNdTlhid4/?taken-by=labinotsgash