Moderatorja kosovare ‘lë’ emisionin, gati për tu bërë nuse në Tiranë

Moderatorja e ‘Prive’ është marrë në pyetje pikërisht në rubrikën e emisionit të saj, që u drejtua nga stilisti i njohur Kaci Lleshi.

Liberta Spahiu, i është përgjigjur 50 pyetjeve rreth jetës së saj personale dhe artistike. Ajo është përfolur gjatë për jetën e saj sentimentale, por asnjëherë nuk ka konfirmuar asgjë.

Rreth pyetjes nëse do bëhej nuse në Tiranë, ajo u përgjigj: ‘Patjetër, pse jo.’ Mund të jetë kjo një e dhënë që moderatorja do largohet nga Kosova për të ardhur në Shqipëri. Gjithashtu flitet për një ndërrim prezantuesi në emision, gjë për të cilën Liberta tha se është në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të anashkalohej pyetja për kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideroi ‘Goxha frajer’ dhe të ndryshëm nga të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?