Moderatorja lë nam, i “shpërthen” gjoksi në mes të emisionit
Një incident i pakëndshëm që ka ndodhur me një moderatore sportive gjatë një transmetimi live në Zelandën e Re po bën xhiron e botës.
35-vjeçarja, Toni Street, kishte veshur një fustan rozë teksa po transmentonte emisionin e mëngjesit, por ajo që ra në sy të publikut ishin thithkat e saj gjigande.
Fotot nga momenti i sikletshëm që përjetoi prezantuesja u bënë mjaft virale në rrjet, ku dhe u komentuan nga qindra persona, ndërsa emisioni shënoi audiencën më të lartë.
Në një reagim lidhur me incidentin, Toni u shpreh se ato nuk ishin “thithkat e saj” dhe u justifikua duke thënë se problemi me fustanin ndodhi vetëm pasi ajo ishte ulur.
Ajo tha:
Unë jam shumë e vetëdijshme se si dukej online. Unë e vesha fustanin me stilisten time dhe në këmbë dukej fantastik. Por kur u ula, kishte dy shigjeta nën zonën e gjoksit që dukeshin si thithka të mëdha. Duket sikur kisha gjinj gjigandë. Me këto thithka gjigande dhe ndjehem sikur më duhet të sqaroj se ato nuk ishin thithkat e mia!”