Moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë, fillon përgatitjet e dasmës
Kohëve të fundit personazhet e showbizit shqiptar na kanë dhënë lajme mjaft të bukura. Dikush është bërë me fëmijë, dikush u martua e dikush do të martohet.
Moderatorja e njohur Jona Spahiu ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti do të kemi dasëm.
Ajo ka publikuar një foto të ftesave, ku mbi to duken mjaft qartë edhe inicialet e çiftit J &F (Jona – Frenkli). Në Instagram nuk kanë munguar as komentet ne urimet nga ndjekësit dhe të afërmit e tyre.

Së fundmi duke parë format trupore të moderatores, thuhet se ajo është në një pritje të ëmbël, gjë të cilën ende nuk e ka konfirmuar.
KOHA JONË SONDAZH

