Moderatorja shqiptare luan në një film me Van Damme

Moderatorja e Ora News, Freskida Miloti do të jetë pjesë e filmit “Fighting For Love” ku do të luajë edhe aktori i famshëm Jean-Claude Van Damme.

Ajo do bëjë rolin e nënës së personazhit kryesor ‘Ilir Van Damme’ që do e luajë vetë skenaristi Fatmir Bardhoci.

“Është pjesëmarrja ime e parë në një film. Në këtë film merr pjesë edhe djali im. Filmi është shqiptaro-amerikan. Kërkonin rolin e nënës së personazhit kryesor dhe me tipare karakteristike shqiptare dhe më zgjodhën mua. Djali im është sportist i arteve marciale dhe i përshtatet rolit në film”, tha Freskida për Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Filmi eshte prodhim i kompanise filmike ne New York Fati Film Production. Detajet i dha vetë Fatmiri në një intervistë në “Diagnozë” nga Freskida Miloti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktorët e këtij filmi do të jenë mjeshtri ndërkombëtar Fatmir Bardhoci, mjeshtri i tij, koreanojugori Ko Eui Min, mjeshtri më i madh në botë, 6 herë pjesëmarrësi në lojërat olimpike Shaban Sejdiu, 14 herë kampioni i botës në Kick Thai box, Azem Maksutaj, japonezi Akihiro Haga me ekipin e tij STUNT team, Jakup Muja, Sam Youl dhe Mehedin Selimi, dhe mjeshtrat e Teatrit shqiptar Bruno Shllaku, Havzi Nela dhe Besmir Bitraku, Freskida Miloti dhe Jean-Claude Van Damme.

A do ta mbështesë Edi Rama filmin ndërkombëtar të regjisorit shqiptaro-amerikan për pellazgët?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?