Moderatorja tregon anën e saj të errët: Të nxjerr qumështin e nënës nga hundët
Moderatorja Fjoralba Ponari gjatë këtyre ditëve në karantinë ka qënë shumë aktive në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, ku së fundmi ka zhvilluar dhe një mini-intervistë me ndjekësit e saj.
Një ndër ndjekësit i ka kërkuar moderatores të tregoj anën e saj të errët, ndërsa Fjoralba nuk ka hezituar të përgjigjet. “Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon.”- shkruan ndjekësi.
“Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”- shkruan moderatoroja.