Moderatorja zbulon prapaskenat: Arsyeja e formës së Tiranës jam unë!

Moderatorja, Xhesi Muçaj ka zbuluar arsyen pse Tirana po kalon këtë moment kaq të mirë në Superligë.

E ftuar në “Ora Sport” në Rtv Ora, Muçaj pohoi se është tifoze e Teutës, por ndoqi për herë të parë derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Takim që historia dihet tashmë dhe moderatorja pretendon se është ajo “oguri” për 24 herë kampionët e vendit.

“Jam unë arsyeja që po shkon mirë punët te Tirana. Sa shkela unë në stadium, pasi ndiqja për herë të parë një derbi të kryeqytetit. Fitoj Tirana ditën që shkela unë në stadium,” tha Muçaj.

Tirana ka fituar 3 takime radhazi në javët e fundit të Superligës, duke u ngjitur në vendin e tretë me 28 pikë.

SHKARKO APP