Mohimi për martesat gay, Elton John hedh akuza: Vatikani mua më ka dhënë para për…

Këngëtari britanik Elton John ka dënuar qëndrimin e Kishës Katolike për mohimin e martesave gay, duke akuzuar Vatikanin për hipokrizi pas mbështetjes që ata dhanë për dokumentarin e tij biografik ”Rocketman”. ”Si mundet Vatikani të refuzojë të japë bekimin për martesat gay, në një kohë kur kanë investuar miliona në filmin tim ‘Rocketman’”, pyet 73-vjeçari duke iu referuar dokumetarit që celebron martesën e tij me David.

Mediat italiane raportuan në 2019 se rreth 1 milionë euro fonde nga Vatikani janë investuar në mbështetje të dokumentarit.

Në vendimin e djeshëm të zyres se politikave te Vatikanit, i cili u aprovua më pas nga Papa Françesku, Klerit i ndalohet të japë bekimin për martesat homoseksuale, siç ishte ajo e Elton me David Furnish në vitin 2014.

Selia e Shenjtë nuk ka komentuar kurrë mbi lidhjet e saj me dokumentarin Rocketman apo me Elton John, teksa ky i fundit më herët ka ngritur lart Papën në 2014 për mirëkuptimin e tij ndaj njerëzve gay.

SHKARKO APP