Moment i sikletshëm: Moderatores i bie dhëmbi në transmetim live

Teksa jepte lajmet në ekran, spikerja nga Ukraina e quajtur Marichki Padalkos ka përjetuar një situatë të sikletshme.

Gjatë kohës që fliste, ajo ka ndjerë diçka në gojën e saj dhe ka vendosur dorën, mirëpo në atë moment i ka rënë njëri prej dhëmbëve.

Padalkos e ka marrë në dorë dhëmbin e saj dhe pa u penguar nga ky fakt, ka nvazhduar të japë lajmet.

Video e saj ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit dhe të gjithë janë habitur me qetësinë e spikeres, e cila me dhëmbin e saj në dorë ka vazhduar të raportojë lajmet.

Madje, veprimi i saj plot profesionalizëm është duartrokitur nga publiku.

Për më tepër, ndiqeni vetë videon e momentit të sikletshëm:

https://www.instagram.com/p/CCpv1dpDqe5/

SHKARKO APP