Monica Bellucci: Beqare rigjeta veten

Aktorja sharmante Monica Bellucci prej një viti e gjysëm i dha fund marrëdhënies 18-vjeçare me Vincent Cassel, e tani është duke përjetuar një dimension të ri.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, Monica është shprehur se: “Single nuk do të thotë vetëm. Unë kam pasur një marrëdhënie të qendrueshme, por në këto 18 muaj kam rigjetur veten time”.

Aktorja gjithashtu pranon se po ballafaqohet me një liri që i kishte munguar, por që nuk ka ndërmend të flasë publikisht për këtë.

Ylli i kinemasë ka zbuluar se për 50-vjetor shtroi një darkë në shtëpi me shumë pak miq, pasi nuk është tipi i njerëzve që do të festojë me shumë njerëz, madje shumë ditëlindje i ka festuar vetëm në një dhomë hoteli.

SHKARKO APP