Monologu i Cardi B bëhet “himni i koronavirusit”

Të mërkurën e shkuar, Cardi B postoi një video të shkurtër për të ndarë me 60 milionë ndjekësit e saj si ndihej për pandeminë e Covid-19. “Le t’ju them diçka, do tregohem e sinqertë,” thotë ajo në 46 sekondat e mbushura me fjalë të pahijshme. “Kjo kuçkë ka frikë. Kam pak frikë”. Cardi vuri në dyshim përgjigjen e administratës së Trump kundrejt pandemisë, foli mbi vonesën e dërgesave nga përtej oqeanit dhe nxiti ndjekësit ta marrin situatën seriozisht. Për ta mbyllur, qeshi si i keqi në filmat vizatimorë dhe tha gjithë muzikalitet: Koronavirus! Koronavirus! Po ju them, është serioze! Gjërat po bëhen serioze!”

Shtatë ditë më vonë, një DJ dhe producent nga Brooklyn, Dj iMarkkeyz, u përball me qindra etiketime në videon e Cardi B. “Ti e di çfarë duhet të bësh,” i shkruanin fansat. iMarkkeyz njihet për remikset e memeve dhe videove virale. Ai bën katër deri në shtatë beats në ditë dhe kishte një gati që i përshtatej më së miri monologut të Cardi-t që thotë “koronavirus.” “Kur filluan të më etiketonin, unë po e bëja në mendjen time,” tha ai. Dhe kështu lindi “Coronavirus Remix.” Brenda natës, u bë viral. Ndoshta duhet të përdorim një term tjetër.

Situatat absurde kërkojnë këngë absurde. Teksa industria e muzikës live është pezulluar dhe datat e koncerteve janë në limbo, edhe gjithë industria e muzikës është në krizë. Dhe kështu remiksi i paparashikueshëm dhe i pazakontë “Coronavirus Remix” u kthye në himnin e këtyre ditëve të vështira. Tingëllon sikur ka rënë një alarm zjarri, por për virusin. Nuk të shqitet nga koka.

“Coronavirus Remix” është në pozicione të mira në klasifikime në gjithë botën. Në iTunes është në vend të parë në Bullgari, Egjipt dhe Brazil. Është në Top 10 në Shtetet e Bashkuara, një vend më poshtë Harry Styles. Ka filluar të qarkullojë një video e këngës që luhet në një club në Brazil. DJ Snake realizoi remiksin e tij. Miley Cyrus dhe i dashuri i saj, Cody Simpson, kënduan një parodi të këngës. Duke parë suksesin aksidental të këngës, Cardi ngacmoi fansat me idenë e një videoklipi. iMarkkeyz dhe Cardi qartësuan se fitimet nga kënga do të dhurohen për bamirësi.

Burimi: The New York Times/Anabel/

SHKARKO APP