Monologu i Mustafa Nanos: “Nuk ka kurva në këtë botë”
“Nuk ka kurva në këtë botë” një stand-up komedi nga Mustafa Nano ngjitet në skenë në datat 247-25-26-27 Maj ora 20;00 , salla Moliere.
Show “Nuk ka kurva në këtë botë” është një monolog që zgjat rreth një orë e 30 minuta, dhe i dedikohet seksit, gruas, marrëdhënieve të kësaj të fundit me burrin, dhe barazisë gjinore në përgjithësi. Mustafa Nano, nëpërmjet disa përvojave që i paraqet si personale, por edhe nëpërmjet vëzhgimeve impersonale, futet thellë në labirinthet e këtij argumenti, që rëndom trajtohet si tabu mes shqiptarëve. Ai flet për herën e tij të parë, për orgazmën, për përvojat seksuale në moshë të njomë, për pornografinë e erotizmin, e për komplekset e ndryshme seksuale, dhe gjithçka e shoqëron edhe me përvoja të tjera, të marra prej leximeve të tij. Jeni të mirëseardhur!
KOHA JONË SONDAZH

