“Mora valixhen të bashkëjetoja me të dhe nuk ika më!” Moderatorja shqiptare tregon historinë e dashurisë
Elona Duro, prezantuese në “Top Albania Radio” ka treguar historinë e saj të dashurisë me Lorenc Gogën, me të cilin është e martuar që prej vitit 2017 dhe ka edhe një djalë, që quhet Tomas dhe është 2 vjeç.
E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, ajo tregoi se fillimisht kishin menduar një ceremoni të vogël dasme, por që më pas u kthye në një festë të madhe që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.
“Një ceremoni në fakt që u shndërrua në dasmë. Shkova dhe bisedova me përfaqësues të Bashkisë, sigurisht mora këtë lejen dhe ftesën për ta realizuar dasmën atje. Më thanë që maksimumi 20 veta, por shto e shto dhe shkuam rreth 80 veta. Ju premtova që kur të mbaronte ceremonia dhe do të largoheshim si njerëz të qytetëruar, ndërkohë që dasma zgjati deri pas mesnate. Kryetari i Bashkisë më tha: Ju lutem mos shkelni barin, por aty u kërcye dhe u këndua. Doli e tëra jashtë parashikimeve. E gjithë kjo u shndërrua në një festë të madhe për mua, një kujtim shumë i bukur. Isha shtatzënë, 4 muajshe”.
Për sa i përket njohjes me bashkëshortin, moderatorja u shpreh se mund të konsiderohet si dashuri me shikim të parë dhe gjërat mes tyre rrodhën shumë natyrshëm, që nga bashkëjetesa, fejesa, martesa dhe lindja e vogëlushit Tomas.
Moderatorja tregoi sesi pas 1 viti pas takimit të tyre të parë ndodhi dhe ajo kimia mes dyshes.