Morena, një ndër personat më me ndikim në Kosovë
Këngëtarja dhe modelja e njohur nga Kosova, Morena Taraku, së fundmi ka treguar se është një ndër personat më me influencë në Kosovë.
Morena është shumë aktive në rrjetet sociale, sidomos në “Instagram”, platformë e cila i ka dhënë këtë informacion këngëtares nëpërmjet një përllogaritjeje të interaktivitetit në llogarinë e saj.
Në postimin e “Instastory-t” të saj thuhet se në bazë të një studimi, ka rezultuar se Morena Taraku është renditur në vendin e 37-të si llogaria më me influencë me audiencën më të lartë në Kosovë.
Gjithashtu ajo renditet në top 100-ëshen në 37 kategori. Nëpërmjet këtij postimi Morena gjhithashtu ka ironizuar edhe gjithë të tjerët që blejnë ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

KOHA JONË SONDAZH

